Van Damme në rrolin e shqiptarit, hakmerret ndaj serbeve për vrasjen e babait (Video filmi i plotë me përkthim shqip)

Kill ’em all” është filmi i cili flet për historinë e një shqiptari. Jean-Clouden Van Damme në rolin e një shqiptari me emrin (Filip) babai i të cilit ishte një aktivist politik dhe gazetar në kohën e ish-Jugosllavisë.

I ati i tij u vra nga serbët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 7 shtete të pavarura. Filipi kërkon të marrë hak për të atin dhe kjo ka ardhur shumë vonë në kohë.Ai lufton i vetëm kundër serbëve, por papritmas në vrasjet masive përfshihet edhe një infermiere e cila do ta ndihmonte atë.

Në një intervistë ekskluzive për Albanian American Vision, Peter Malota deklarohet:

“Van Damme e luan rolin e tij si një shqiptar i cili kur ishte 11 vjeçar ia kishin vrarë babain. Rritet në emigrim dhe bëhet burrë. Më vonë ai kthehet për ta kërkuar dorasin që ia kishte vrarë babain. Pasi e lokalizon dorasin i cili tani ishte një udhëheqës i mafias ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë.” Tha Malota. Ky udhëheqës i mafias më heret kishte qenë minister serb i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin. Një ndër viktimat kishte qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Coude Van Damme.”

Ky film  ofron nga Jean-Cloude Van Damme për përkrahësit e tij shumë ngjarje interesante ku përmes aftësisë së tij fizike dhe eksperiencës në filmat aksion e bën këtë ngjarje edhe më të besueshme.

Ka kohë që Jean-Cloude Van Damme shfaqë adhurimin e tij për popullin shqiptar fale bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave me sporte luftarake Pjetër Malota i cili tashmë për ne shqiptarët është një emër i njohur.

Shiko filmin e plotë me përkthim shqip:

https://www.youtube.com/watch?v=-INHzRvbqWw

Shperndaje