Gjeloshaj jep dorëheqje nga posti i Sekretarit Shtetëror

Zv/kryetari i Alternativës Shqiptare Z.Nikë Gjeloshaj jep dorëheqje nga posti i lartë i Sekretarit të Shteti, mëson portali malësia.me.

Gjeloshaj ishte emëruar në Ministrinë e administratës publike nga prilli i vitit 2017, në pozitën e Sekretarit shtetëror, të cilin e ushtrov deri para disa ditëve.

Nga kjo pozitë Gjeloshaj ishte njëri ndër propozuesit e ligjeve që Tuzin e definojnë Komunë me ingerenca të plota, nga shtatori i këtij viti.

Portali malësia.me, kontaktoj z.Gjeloshaj , i cili konfirmoj këtë Vendim, duke e arsyetuar këtë akt me angazhimet si këshilltarë në Tuz si dhe bartës i listës për zgjedhjet e Podgoricës. Poashtu ai pohoj që duhet tu jepet mundësia edhe kuadrove tjera profesionale që Alternativa Shqiptare ka.

Rikujtojmë se Nikë Gjeloshaj përpara se të ushtronte këtë pozitë, ishte zv/minsitër i arsimit si dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi.

/Mal;sia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!