Seanca e përbashkët Shkup-Podgoricë, u nënshkruan disa marrëveshje (Video)

Seanca e përbashkët mes delegacioneve të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, e mbajtur sot në Podgoricë, ka rezultuar me nënshkrimin e disa memorandumeve që kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve. Gjatë seancës, u konstatua nevoja për avancimin dhe përforcimin e intensitetit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, e posaçërisht në fushën e ekonomisë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=fwU_moN2NZQ
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!