Pas 68 ditësh pandemi, Mali i Zi vendi i parë evropian pa koronë

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, në Mali i Zi nuk ka më të infektuar me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik i Mal të Zi.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi numëron 324 persona të infektuar që nga fillimi i pandemisë.


Shperndaje