KKSH: Gëzuar festën e Bajramit

Të dashur besimtar myslimanë, gëzuar festën e Bajramit të Madh.
Uroj që kjo festë të sjellë paqen dhe bekimin e zotit për të gjithë, si shpërblim për sakrificen dhe lutjet gjatë gjithë muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
Mbarësia, shëndeti, begatia e uniteti mbizotrofshin në familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar.
Urime !
Faik Nika
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarve
Komuna e Tuzit: Ky Bajram të reflektoi në mirëkuptim, respekt të ndërsjellët dhe harmoni të shoqërisë

Të nderuar qytetarë të besimit Islam, në emër të Komunës së Tuzit, urojmë që agjëruesve t’u pranohet sakrifica që bënë për këto ditë. Në zemrat tuaja të mbizotërojë paqja, harmonia dhe toleranca.
Le të reflektojë ky Bajram në mirëkuptimi, respekt të ndërsjellët dhe harmoni të shoqërisë tonë pa dallim feje e kombi. Urojmë që sfidën me pandemi ta fitojmë dhe festat tjera ti festojmë prapë së bashku si më parë në qetësi me miq e dashamirë.
Urime Bajramin e Ramazanit!
Zenka: Të na forcojë ky Bajram në rrugën e duhur, respektin e ndërsjelltë dhe harmoninë ndërfetare
Me rastin e festës së madhe islame të Fitër Bajramit , në emër të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave si dhe në emrin tim, dërgoj urimet e mia më të sinqerta Reisit Rifat Fejziq dhe të gjithë zyrtarëve fetarë të bashkësisë islame në Mal të Zi, si dhe të gjithë besimitarëve islam.
Fillimi i Bajramit nënkupton edhe fundin e muajit të agjërimit, gjatë së cilit, duke mos përmbajtur shijimin e ushqimit dhe pijes, duke zbutur të keqen e njeriut, afirmohen vlerat e së mirës, të njerëzimit dhe të solidaritetit
Ky Ramazan do të mbahet mend për kufizimet, të cilat, për shkak të luftës kundër pandemisë që goditi të gjithë botën, ku theksoi nevojën për disiplinë dhe qëndrim të përgjegjshëm ndaj të tjerëve dhe vetvetes, në mënyrë që të mbrojmë vlerën më të madhe – jetën e njeriut.
Le të jenë ditët e Bajramit të mbushura me besim në vlerat e së mirës universale, dashurisë, respektit midis të gjithë njerëzve.
Dëshiroj që të kaloni këtë festë në gjirin e familjeve tuaja, miqve dhe njerëzve me kuptim të mirë, dhe të përhapni gjithnjë në harmoni mesazhet ndritshme të Fitër Bajramit.
Le të na forcojë ky Bajram në rrugën e duhur, respektin e ndërsjelltë dhe harmoninë ndërfetare që kemi trashëguar për një kohë të gjatë.
Të gjithë atyre që kanë agjëruar, dëshiroj sinqerisht që Zoti t’ ia pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira të bëra këtë muaj.
Ministri,
Mehmed Zenka
Gjeloshaj: Urime Bajramin e Ramazanit!
Të nderuar qytetarë të besimit Islam, së pari uroj që agjëruesve tu pranohet sakrifica që bënë për këto ditë dhe në zemrat tuaja të mbizotërojë paqja, harmonia dhe toleranca.
Sot Myslimanët anembanë botës festojnë Bajramin, festën bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore. Feste e cila mban në vete mesazhin e paqes dhe dashurisë.
Le të reflektojë ky Bajram në mirëkuptimin, respektin e ndërsjellët dhe harmoninë e shoqërisë tonë pa dallim feje a kombi. Uroj që sfidën me pandemi ta fitojmë dhe festat tjera ti festojmë prapë së bashku si më parë në qetësi me miq e dashamirë.
Prandaj edhe unë shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Tuzit që këto ditë feste t’i kaloni me gëzim dhe hare në harmoni familjare dhe pranë të dashurve tuaj.
Urime Bajramin e Ramazanit!
Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunës së Tuzit
Forca: Urime më të ngrohta me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Sot është dita e fundit e një muaji përplot me lutje, mëshirë, bamirësi, sakrificë e përpjekje për t’i rifreskuar raportet me Zotin dhe të afërmit tuaj. Njëkohësisht uroj që Zoti i Lartësuar të ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë besimtarët musliman.
Prandaj, dua të ju dërgoj urimet më të ngrohta të familjes sime dhe Forcës së Re Demokratike përmes një mesazhi që reflekton një prej qëllimeve të agjërimit paqja, mëshira dhe dashuria mbizotëroftë mbi ju dhe familjet tuaja!
Urime Fitër Bajrami!