Në Delta Siti, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e Malit të Zi

Në Qendrën tregtare Delta Siti, prej sot mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

Në Delta janë në dispozicion vaksinat Sinofarm dhe AstraZeneka.

Vaksinimi bëhet në hapësirën e përgatitur për këtë qëllim në atriumin e rrumbullakët, çdo ditë pune dhe të shtunën prej orës 10 deri në orën 22, thuhet në kumtesën e Delta Sitit. Infermierja kryesore e Shtëpisë së shëndetit Aida Piraniq, ka thënë për Televizionin e Malit të Zi se as në këtë qendër vaksinimi nuk do të ketë pritje dhe radhë të gjata. Ajo thotë se vaksinimi në qendrat tregtare është treguar praktikë e mirë. Qëllimi është që të iniciojmë të rinjtë të vaksinohen, ka thënë Piraniq dhe ka rikujtuar se në këtë qendër tregtare brenda ditës qarkullojnë deri në 13 mijë qytetarë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!