Komuna e Tuzit është komuna më transparente dhe më serioze për zhvillimin e biznesit me zero korrupsion dhe e vetmja komunë me mendim pozitiv të Institucionit Shtetëror të Auditimit (DRI).
Ky fakt normalisht se ndikon në tërheqjen e investime të reja. Pas punimeve përfundimtare në tri fabrika që ju kam prezantuar, sot mund të ju paralajmëroj edhe një fabrikë të re që fillon të punohet për disa javë, fabrika e prodhimit të djathit dhe qumështit.
Një investim ky rreth 3 milionë euro, i përkrahur edhe nga fondet ndërkombëtare, që do të hapë 30-40 vende të reja pune direkt në fabrikë, por edhe mundësi e madhe e zhvillimit të blegtorisë në Malësi. Nisur nga kjo, komuna do të rritë edhe më shumë mjetet për subvencionimin e blegtorëve që edhe në këtë sektor të përkrahim amvisëritë tona. Ne kështu dëshirojmë të dëshmojmë se nga kjo veprimtari do të jetohet edhe më mirë në Malësi.
P.S. Para një jave komunën tonë e vizitoi një investitor i huaj i cili më tha: „kam lexuar në gazeta dhe kam dëgjuar se komuna juaj është vend i ndërtimit të fabrikave, transparencës dhe zero korrupsionit si dhe për përfundim të procedurave administrative në kohë rekorde” … ky është njëri ndër investitorët, i cili është duke shikuar mundësinë e blerjes së sipërfaqes prej 2000 m2 në komunën tonë dhe të ndërtojë një fabrikë tjetër prej 600 m2, me një produkt risi në Ballkan nga sektori i ndërtimtarisë. Mbi këtë së shpejti me njoftime të reja…
Malësia po ndryshon!NGJ