Britania e Madhe del nga BE (Video)

Britania e Madhe ka vendosur në referendumin historik që u mbaj të enjten, që të largohet nga Bashkimi Europian.

52% e britanikëve votuan pro daljes së Britanisë nga BE, ndërsa 48% votuan pro qëndrimit,pjesëmarrja në referendum kapi shifrën e 71.8% me më shumë se 30 milionë njerëz në votime, pjesëmarrja më e madhe në votime që nga viti 1992.

Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar pro këtij vendimi.Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në Bashkimin Europian.

Kështu Britania është shteti i parë ndër 28 vendet, që largohet nga Bashkimi Europian që nga krijimi i tij.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!