Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka reagur pas arrestimit të shtetasve shqiptarë në Budva për shkak se kishin të vendosur në makinë flamurin shqiptarë dhe janë dënuar me gjobë prej 230 euro. Sipas deklaratave të policisë personat në fjalë kanë provukuar me flamurë kalimtarët e rastit dhe turistët.
Gjeloshaj thotë që histeria anti-shqiptare të cilën CANU e ka shkruar në fjalorin e vetë , nuk është rastësi, e tregon edhe rasti i shtetasit shqiptarë i cili gjindej në Budva dhe siç e përshkruan gazetari i ”Vijesti” ka provokuar qytetarët e Budvës, sepse në makinë e kishte flamurin shqipëtarë.
Së pari është skandaloze dhe i tyrpshëm përshkrimi i gazetës Vijesti e cila vazhdon politikën e saj anti-shqiptare e cila është e njohur si media e vetme në Mal të Zi e cila qëndroi në mbrojtje të fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve (CANU).
Reagimi dhe procesuimi i policisë për shkak se e kishte flamurin shqiptarë në makinë është disfatë për shtetin e Malit të Zi për qeverinë,presidentin e shtetit dhe të gjitha institucionet.Pjesa që dikush gjobitet për shkak se në makinë kishte flamurin shqiptarë është skandal pa precedent.
Gjeloshaj thotë që ky rastë dhe Fjalori janë të lidhura thellësisht dhe tregon gjëndjen e vërtetë të shqiptarvë në Mal të Zi kështu që politikanët shqiptarë zgjedhjen e këtyre problemeve do ta kërkojnë në adresat ndërkombëtare dhe konkretishtë në vendet e NATO-s dhe ti informojmë për ”përparimin demokratik” të shtetit i cili do të ulet në tryezë me vendet më të zhvilluara dhe demokratike në botë.
Kur qeveria, e cila financon Akademinë malazeze të Shkencave dhe Artëve, nuk është në gjendje të thotë një fjalë të vetme në lidhje me këtë, atëherë çka të presim kur e dimë shum mirë se çfarë hapash ka marrë qeveria kur CANU nuk ka dashur të fusë në CANU Jevremin, Sherbon dhe ekipin tjetër anti-shqiptarë të cilët janë mbrojtësit më të mëdhenj të fjalorit, çdo gjë e kemi të qartë!
Dëshmi se deri në cilë shkallë shprehet histeria anti-shqiptare është që autorët më parë janë të gatshëm për të djegur vetën se të përmirsojnë gabimet që i kanë prënuar.
Në një shtetë demokratik, një shoqëri që është e përparuar, asnjë flamur nuk duhet ti paraqesë provokim.
Shqiptarëve nuk ju paraqetë provokim shfaqja e asnjë flamuri, shqiptarëve nuk ju paraqetë provokim as flamuri serb,as malazez,as kroatë, çdo ditë për Malësi kemi dasmorë me flamuj të ndryshëm, kanë kaluar duke festuar fitoren e Gjokoviq me flamuj serb dhe askush nuk ka menduar ndonjëherë të reagojë, respektojmë të tjerët por kurr nuk do të japim tonën.
Gjeloshaj thotë që pas kësajë, ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave duhet të japë dorëheqje, në qoftë se nuk e bënë atë ai duhet shkarkuar pasi që nuk ishte në gjëndje për 4 vite të mandatit të zgjidhi asnjë çështje në lidhje me të drejtat e pakicave.