Haradinaj e Vujiçiq pajtohen për zgjidhje të drejtë të demarkacionit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot kryetarin e Komunitetit malazez në Kosovë, zotin Sllobodan Vujiçiq.

Është diskutuar për pozitën e pjesëtarëve të komunitetit malazez në Kosovë si dhe për çështjen e demarkacionit, që është temë aktuale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e për të cilën një rol të rëndësishëm mund ta luaj edhe komuniteti malazez në Kosovë.

Ka qenë një qëndrim i përbashkët i kryetarit Haradinaj dhe zotit Vujiçiq se kjo çështje kërkon një qasje të drejtë, profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhët në përputhje me interesat e ndërsjella.

Kryetari Haradinaj është shprehur tejet i vendosur që komuniteti malazez në Kosovë të realizojë gjithë të drejtat e veta në kuadër të Republikës së Kosovës, dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë e tjera etnike. Malazezët në Kosovë, sikurse edhe shqiptarët në Mal të Zi janë element të rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ka thënë Haradinaj./Koha.net/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!