Ministri Zenka uron Fitër Bajramin

Me rastin e festës së Fitër-Bajramit, Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe njëheri Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka, uron të gjithë besimtarët e fesë Islame.

Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë të mbërritur në redaksin tonë:

Deti me bisedoj për vetëvehten, mbi madhësinë e vet, mbi të gjitha krijesat që jetojnë në mbrendësinë e ti… I bisedova detit për Isalmin dhe ai u ndie i vogël.

Me këtë citat, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në emrin tim personal, i dërgoi urimet më të përzemerta Reisit Rifat Fejziq, të gjithë zyrtarëve të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të besimit Islam me rastin e festës së Bajram Rmazanit.

Kuptimi shpirtëror i Bajramit është forcimi i unitetit,solidaritetit, tolerancës dhe përpjekja për të mirën e përgjithshme.Të gjithëve që e festojnë Bajramin u uroj paq, shëndet, lumturi dhe hare në gjirin familjar duke u dëshiruar që drita e Bajramit tju shëndris shpirtin dhe ti begatoj me ndjenjat më të bukura, duke ju dhuruar shëndet dhe prosperitet familjar.

Kjo është koha kur duhet të ndjehet fuqia dhe aftësia e veçant e ndryshimit për mirë, kur vendoset dhe përhapet shpirti i marrëveshjes dhe mirëkuptimit.

Bajrami është festë i cili në vehte përmban elementë gjithë njerzor dhe univerzal,shenjat e kohës të cilat çdo gjeneratë e re i jep vulën e egzistencës së vet dhe në at mënyrë dëshmon fuqinë e shpirtit që përciellet me shekuj.

Si paralajmërues i fitores në sprova,Bajrami vendos drejtpeshimin në mes vlerave materiale dhe shpirtërore, prandaj uroj të gjithëve që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, Zoti tu pranoj lutjet dhe agjërimin.

Shperndaje