ASH pagoi gjobën 7 nxënësve

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka njoftua se kjo parti ka paguar gjobën për 7 nxënës të Gjimnazit ”25 Maji” në Tuz të cilët kishin shpalosur flamurin shqiptar në marsin e vitit të kaluar.

Kujtojmë se në atë kohë nuk ishte miratuar ende në Parlament ligji për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.

Të nderuar miq,
Siç kam premtuar publikisht, çdo person që dënohet për flamur shqiptar, Alternativa Shqjptare do t’a paguaj gjobën.

Ashtu vepruam edhe me rastin e dënimit të nxënësve tonë të shkollës së mesme të përzier “25 Maji”, në Tuz.
Fjala është për 7 nxënës nga Malësia, të cilët në marsin e vitit të kaluar kishin shpalosur flamurin shqiptar për të festuar fitorën e Forumit Shqiptar në Tuz.

Festa e nxënësve dhe Flamuri shqiptar kishin penguar e irituar drejtoreshën e shkollës. Ajo pa menduar fare dhe në kosultim me deputetin e PDS nga Tuzi, kishin thirrur policinë dhe procesuar nxënësit në fjalë.
Ky është është rasti i parë që nxënësit tonë dënohën për flamur në shkollat shqipe. Kjo më së shumti flet për drejtuesën e këtij institucioni publik, e cila në vend se të mbronte nxënësit e vet, të cilët vetëm se festuan, pa ofenduar askënd, i denoncon në polici!
Ne edhe me këtë rast dënojmë gjestet dhe sjelljet e pahijeshme të personave që gjoja mundohën të “mbrojnë” institucionin nga flamuri ynë i shenjtë kombëtar!
Është pozitive të potencohet, që me ndryshimin e ligjit, këto raste për fat të mirë, nuk do të ndodhin më! Ndërsa ne si përfaqësues politik e kishim obligim t’u dalim në mbrojtje qytetarëve tonë, derisa arritëm përfundimisht t’a zgjedhim këtë problem!
Të valëvitet përjetësisht flamuri ynë kombëtar!

forumishqiptar 🇦🇱

Sinqerisht
NGJ

Shperndaje