Beçiq: E pranueshme qeveria me politikanë

Kryetari i Kuvedit të Malit të Zi dhe kryetari i Demokratëve, Alleksa Beçiq, tha se Qeveria me politikanë është e pranueshme për të, nëse ekziston pëlqimi i Kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Ai tha se gjatë shtatë muajve të mandatit, u tregua se qeveria e ekspertëve ka disa mangësi.

“Problemi është mungesa e përvojës politike, mbingarkimi i disa ministrive. Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporit është e mbingarkuar, pa marrë parasysh se si quhet ministri dhe çfarëdo aftësie që ai ka, “tha Beçiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!