Gjeloshaj: Vazhdojmë me investime të rëndësishme në infrastrukturë

Të nderuar miq,

Dëshiroj të Ju informoj që sot në Komunën e Tuzit janë përfunduar dy procedura shumë të rëndësishme të prokurimit publik të punimeve.

Konkretisht, kjo ka të bëjnë me dy tender shumë të rëndësishëm të infrastrukturës lokale e ata janë:

  1. Rikonstruksioni dhe sanimi i aksit rrugorë Poprat- Koritë, fitues i të cilës është firma Eurozox shpk, me çmimin e ofruar 271.511,90 €.
  2. Rikonstruksioni dhe sanimi i aksit rrugorë në Rakiq, fitues i të cilës është firma Tehnoput-Mne shpk, me çminin e ofruar 333.790,24 €.

Për këto dy procedura është në rrjellë procedura e vlerësimit nga ana e Zyrës për prokurime publike dhe shumë shpejt do të lidhim kontratat me kompanitë fituese.

Gjithashtu, nesër me datë 25 qershor do të kemi fitues të tenderëve të tjerë, të cilët ishin poashtu në procedurë, e fjala është për:

Rishtrimin e aksit rrugorë Shipçanik – Dheu i Zi, për të cilën Komuna ka ndarë 165.920,00 €, si dhe për Rishtrimin e aksit rrugorë në fshatin Vllanë prej rrugës kryesore Tuz – Mataguzh deri tek xhamia, për të cilin Komuna jonë ka ndarë mjete në vlerë prej 134.830,00 €.

Poashtu, me datë 18 qershor kemi nënshkruar kontratën midis Komunës dhe kompanisë Tehnoput-Mne shpk për Rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq-Lekaj-Vrane, në vlerë prej 153.639,51 € dhe shumë shpejt do të fillojnë punimet në këto fshatra.

Në fund, poashtu vlenë të theksohet se kjo është vetëm një pjesë e buxhetit kapital për këtë vit, e projektuar në vlerë prej 2.7 milion euro.

Malësia po ndryshon!

Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!