Abazoviq: Kam qëndrim pozitiv ndaj nismës ”Ballkani i Hapur”

Mali i Zi është në një situatë që të ketë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe komunikim të shkëlqyer me të gjitha vendet e rajonit, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Ai tha se ka qëndrim pozitiv ndaj nismës Ballkani i Hapur, sepse bashkëpunimi rajonal është diçka për të cilën vendet e rajonit kanë nevojë dhe përshpejton procesin e integrimit evropian.

“Ballkani i Hapur është diçka që mund ta shfrytëzojmë mirë nëse jemi të gjithë të sinqertë dhe nëse të gjithë marrin pjesë. Unë nuk e shoh atë në kundërshtim me politikën e BE. Ka mbështetjen e fortë të administratës së SHBA,” tha Abazoviq.

Ai theksoi se i intereson vetëm fakti që kjo iniciativë të jetë e dobishme për qytetarët dhe Malin e Zi dhe nuk ka rëndësi se kush e ka iniciuar dhe kujt i ka ardhur ideja për ta nisur atë iniciativë./Malësia.ME/

Shperndaje