Ministri i Bujqësisë së bashku me Gjeloshaj vizituan bujqit të cilët pësuan dëme nga breshëri

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Vladimir Jokoviq dhe Sekretari i Shtetit Budimir Mugosha kanë vizituar sot me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj zonën e prekur nga breshëri i fortë, ku kanë biseduar me prodhuesit bujqësorë nga Malësia të cilët pësuan dëme materiale.

Në terren kanë konstatuar se disa kultura si shalqini, specat dhe domatet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Ministri shprehu mirëkuptimin për situatën e palakmueshme në të cilën ndodhen bujqit e kësaj ane dhe theksoi se Ministria dhe Qeveria do të shqyrtojnë mundësitë dhe modelet në dispozicion se si mund të zbusin pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.

Shperndaje