Abazoviq: Ndoshta kandidojë për President

Kandidati i përbashkët për president të shtetit është zgjidhja më e mirë për opozitën, por askush për të, nuk ka të drejtën ekskluzive dhe marrëveshja duhet të jetë e përbashkët, pa kushtëzim, ka thënë udhëheqësi i URA, Dritan Abazoviq, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të jetë kandidat.

Ai konsideron se kandidati i përbashkët i opozitës, sigurt e fiton kandidatin e pushtetit.

”Kjo është zgjidhja më e mirë për opozitën dhe lëvizja URA është e gatshme për bisedime për kandidatin e ardhshëm. Sigurisht, që duhet të jetë dikush me autoritet me orientim qytetar dhe luftëtar i dëshmuar për drejtësi. Unë mbes me qëndrimin që edhe më mirë do ishte që eventualisht të jetë femër, “tha Abazoviq.

I pyetur nëse Levizja Qytetare URA shqyrton mundësinë që ai të jetë kandidat për president, Abazoviq tha se edhe ky opsion është në lojë.

“Nuk e përjashtoj këtë mundësi, por fjalën e fundit do të ketë këshilli qëndror i URA,” tha ai./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!