Betohet: Ilir Meta Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë (Video)
Ilir Meta është betuar sot si president i Republikës së Shqipërisë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Në fjalimin e tij të parë si kryetar shteti, Meta u shpreh se zotohet si garant i zbatimit të reformës në drejtësi dhe avancimin e reformave kushtetuese.
“Do respektoj paanshmërinë e shtetit të së drejtës si dhe do të ndihmoj në avancimin e reformave kushtetuese. Angazhohem si kryetar shteti për zbatimin e reformës në drejtësi”, ka thënë ai.