Gjatë këtyre ditëve, në Mal të Zi, po bëhen përgatitje serioze për vizitën e nënpresidentit të SHBA, Majkell Pens, i cili me 2 gusht vjen për vizitë në Podgoricë.
Masat e sigurisë gjatë qëndrimit të tij do të ngritën në nivelin më të lartë .
Amerikanët tanimë kanë vizituar aeroportin e Podgoricës ku është paraparë të aterrojë aeroplani Boing 757, me të cilin do të udhëtoj nënkryetari i SHBA dhe anëtarët e delegacionit .
Me këtë rast ua kanë sqaruar mikpritësve se si duket protokolli për ardhjen e nënpresidentit të SHBA , njofton Pobjeda.
Nënpresidenti Pens, është zyrtari më i lartë amerikanë i cili do të vizitojë Malin e Zi tash mbi 100 vjet, prejse dy vendet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike.
Nënpresidenti i SHBA, Majkell Pens, do të marr pjesë në takimin special të liderëve të shteteve anëtare të Kartës amerikano-adriatike, A5, me dy gusht në Podgoricë, mikpritës i të cilit do të jetë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.