Maqedonia me 5 lojtar shqiptar ndaj Shqipërisë

Trajneri i perfaqesueses së Maqedonisë ka publikuar ditën e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin e parë kualifikues të Botërorit 2018 ndaj Shqipërisë.

Igor Angelovski ka përfshirë në listën e tij prej 18 futbollistë edhe dy yje shqiptar të Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi.

Paraqitja fantastike e Shkëndijës në Ligën e Europës gjatë verës ka bërë që trajneri i perfaqesueses të hedhë sytë nga yjet e këtij ekipi, të cilët ditën e nesërme do të tentojnë të sigurojnë kualifikimin në grupet e kompeticionit europian me skuadrën e tyre në takimin e kthimit përballë belgëve të Gentit.

Në listë trajneri ka përfshirë edhe 3 futbollistë të tjerë shqiptarë të cilët janë Leonard Zhuta i Rijekës, Agim Ibraimi i Astanës dhe Ezgjan Alioski i Luganos.

Shperndaje