Një seri tërmetesh në Itali, 37 viktima (Video)

Katastrofë e vërtetë njerëzore në qendër të Italisë pas tërmetit prej 6,2 ballësh që dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Mediat italiane raportojnë për të paktën 37 viktima dhe më shumë se 100 të humbur, ndërsa vazhdojnë që prej orësh operacionet frenetike për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.

Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli. Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave.

Ministria e Jashtme e Shqiprise ka njoftuar se nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Italinë kanë mbetur të plagosur 5 shtetas shqiptarë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!