Përgatitjet për zgjedhje në Mal të Zi janë duke vonuar

Përgatitjet për zgjedhje në Mal të Zi janë duke vonuar , ka vlerësuar  drejtori i Qendra për tranzicionin demokratik Dragan Koprivica, duke shtuar se pikë kritike është fakti se nuk kanë filluar përgatitjet e njerëzve të cilët do ta realizojnë procesin zgjedhor në vendvotimet.

Ai në intervistën për Portalin e Antena M ka theksuar se është e rëndësishme të vrerohet edhe funksionimi i sistemit AFIS , të sistemit të vërtetimit të fakteve të vdekjeve si bazë për shlyerjen e tyre nga regjistri , të zgjidhet problemi i letërnjoftimeve të vjetra dhe të caktohet vendvotimi për 6 mijë e 500 votues. Siç ka theksuar tani për tani nuk janë shlyer 1 mijë e 200 njerëz nga regjistri zgjedhor dhe se hetimet për statusin e tyre janë në vazhdim.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!