Gjeloshaj: Zgjedhjet në Tuz dhe Ulqin në nëntor

Funksioneri i Alternativës Shqiptare (ASH) Nik Gjeloshaj deklaroi se zgjedhjet në KU të Tuzit dhe në Komunën e Ulqinit duhet të mbahen në nëntor, njëkohësisht me zgjedhjet në Mojkovac, Petnicë dhe Cetinë,

Ai tha se, Kuvendi lokal në Tuz do të duhet të shkurtojë mandatin, në mënyrë që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve në nëntorë.

Duhet të theksohet se, Kuvendi i Kryeqytetit ka miratuar ndryshimet e statutit të kryeqytetit, ndërtesa Kuvendi i Malit të Zi miratoi ligjin me të cilin Tuzi fiton statusin e komunës së plotë, që është një kërkesë shumë vjeçare e partive shqiptare. Prandaj, Kuvendi lokal i Tuzit duhet të shkurtojë mandatin, dhe në këtë mënyrë të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve në nëntorë në Tuz – thotë Gjeloshaj.

Gjeloshja thotë se, gjithashtu edhe zgjedhjet në Komunën e Ulqinit duhet të mbahen në nëntorë.

“Alternativa shqiptare është duke u përgatitur për të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale në Ulqin. Parimisht si në Tuz, përkrahim që zgjedhjet në Ulqin të mbahen në nëntor“. Kjo është mundësia që në Ulqin dhe Tuz udheheqjen e Komunave ta marrin partitë nacionale shqiptare, si garant i vetëm i zhvillimit të këtyre mjediseve.

„Jemi të vetëdijshëm që në nivel lokal, jo vetëm në Tuz dhe në Ulqin, vendimet për zhvillim duhet sjellur në nivel lokal, e jo si deri tani të vrapojmë për mendim në Podgoricë“ – tha Gjloshaj për Vijesti./Malësia.ME/

Shperndaje