Skënderbeu ka barazuar pa gola 0:0 me Dinamo Zagreb, por që ka qenë e mjaftueshme për të siguruar fazën e grupeve të Europa League.
Skuadra e Skënderbeut ka vazhduar të shkruajë histori në futbollin ndërkombëtar, duke siguruar për herë të dytë fazën e grupeve në Europa League.
Kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, i siguron 3,3 milionë euro Skënderbeut, para që do ta forcojnë shumë financiarisht këtë skuadër.
Kundërshtarët në fazën e grupeve, Skënderbeu do t’i mësojë nesër (e premte).