Behgjet Pacolli mbështet ”Listën Shqiptare”

Ish-Presidenti dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka mbështetur Listën Shqiptare për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Mal të Zi më 30 gusht.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Behgjet Pacollit në Facebook:

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen me 30 gusht të këtij viti, janë test i madh për të ardhmen euro-atlantike të vendit i cili është mbështetës dhe aleat i Republikës së Kosovës. Vota e unifikuar e bashkëkombasve tanë rreth Listës Shqiptare është garant i unitetit territorial, politik dhe orientimit perendimor të Malit të Zi. Vota unike shqiptare është e domosdoshme.


Shperndaje