Gegaj: Partitë shqiptare nuk realizuan asnjë projekt për 18 muaj

Në zgjedhjet e 30 gushtit, padyshim që pres numrin maksimal të votave për listën tonë zgjedhore, që do të konfirmojë mbështetjen e pakufizuar për rrjedhën politike të DPS, tha Nikollë Gegaj në një intervistë për portalin Standard.

Gegaj thotë se pret një rezultat shumë të favorshëm për PDS-në më 30 gusht, sepse “pasi që ne po punojmë dhe veprojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve, është logjike që votuesit të jenë të orientuar nga lista jonë.

Pushteti aktual në Tuz nuk i ka përmbushur pritjet, thotë Gegaj.

Kur bëhet fjalë për zhvillimin e Tuzit, ish-kryetari i kësaj komune, thekson se pritjet e qytetarëve ishin më të mëdha, dhe se në 18 muaj, partitë shqiptare që janë në pushtet nuk arritën të realizojnë asnjë projekt./Malësia.ME/

Shperndaje