Kryeministri Edi Rama mbështet ”Listën Shqiptare”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi ka mbështetur Listën Shqiptare ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”.

Rama në faqen e facebook të televisionit të tij ER TV ka theksuar se më 30 gusht shqiptarët në Malin e Zi votojnë për “Listën Shqiptare”.

Postimi i plotë i Ramës:

Në 30 gusht shqiptarët në Malin e Zi votojnë për “Listën Shqiptare”. Votë e shqiptarëve për shqiptarët. Bashkërisht për një përfaqësim dinjitoz në mbrojtje të interesave dhe të ardhmes sonë.


Shperndaje