Nrekiq: Ja sa vota do të marrin partitë dhe koalicionet në Ulqin

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen me 16 tetor të këtij viti. Ethet e votave kanë filluar ti kaplojnë krerët më të lartë të partive dhe koalicioneve që do të garojnë në këto zgjedhje.

Por një intervistë interesante ka dhënë për TVT i pari i DPS-it për Ulqin Loro Nrekiqi. Ai, duke u bazuar në të dhënat sipas sondazheve që ai i disponon, tregon se DPS-i do të jetë mirë si në nivelin lokal në Ulqin ashtu edhe në nivelin republikan.

Kështu sipas  Nrekiqit, në Ulqin DPS-i do të marrë rreth 2900 vota.

Sa i përket subjekteve shqiptare Nrekiqi tregon se koalicioni Forca – UDSH – ASH do të marrë 4300 vota ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të marrë 2600 vota.

Nrekiqi ka numrat edhe për niveli  republikan. Kështu partia të cilës ai i takon DPS do të fitojë rreth 43% të votave. Poashtu Nrekiq ka përqindjen edhe për koalicionin KLJUÇ i cili mund të shkojë nga 18 deri në 20%.

Të shohim se si do të jenë këto numra pas zgjedhjeve dhe sa sa do të jenë  të  saktë.

DPS rrallë gabon sa i përket zgjedhjeve./UlqiiOline/

Shperndaje