DUKAJ: Kur unë ngrita zërin për rininë ju më sulmuat, sot po më kopjoni

Politikologu Kristjan Dukaj, ka reaguar përmes një statusi në facebook, duke treguar që ai kohë më parë ka filluar të flas në emër të rinisë, mirëpo në atë kohë ishte i sulmuar nga ata që sot po flasin pikërisht në emër të rinisë. Ai gjithashtu cekë faktin që u sulmua kohë më parë fizikisht në Podgoricë, por përsëri vazhdoi publikisht me të njëjtin qëllim dhe ide, ndërsa sot disa individë po e kopjojnë dhe flasin se duhet unifikimi i rinisë.

Statusi i plotë më poshtë

Miq të nderuar,
Para disa viteve unë fillova të flas për rininë e Malësisë e cila ishte e harruar nga të gjitha strukturat politike dhe të cilën kishte filluar ta kaplojë terri. Angazhimi i të rinjëve në subjektet politike shqiptare në Malësi, ishte tejet i padukshëm. Unë ngrita zërin për këtë ndodhi e cila ishte gabim fatal i atyre që drejtonin politikën në Malësi.
Në fjalimin tim në Komunën Urbane të Tuzit-Malësisë, bëra thirrje që rinia të bashkohet dhe kërkova nga partitë shqiptare që të angazhohën më shumë për të rinjët, sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi.
Ishte kjo thirrja e parë publike nga një i ri në Malësi. Mirëpo, shumë shpejt më sulmuan fizikisht në Podgoricë dhe kështua më “larguan” nga skena e veprimtarisë, por vetëm për pak kohë.

Duke mbledhur forcat dhe duke ditur që jam në rrugën e drejtë për rininë dhe për Malësinë që e dua, sepse këtu është e ardhmja ime dhe e të gjithë neve vazhdova angazhimin tim modest. Ishte kjo një thirrje publike për të gjithë që e duan Malësinë në mënyrë që të ndalohet shpërngulja e të rinjëve që po ngjante me vitet e 70-ta.
Edhe pse nëpër rrjete sociale më sulmuan në mënyra të ndryshme, me shpifje dhe demagogji të cilat ishin të udhëhequra nga disa lider të partive shqiptare, që mua më quanin si “tradhtar” sepse ngrita zërin për rininë dhe për mosveprimtarinë e partive shqiptare.

Mirëpo, sot mbas gjithë kësaj, të njëjtit persona filluan dhe po mbështeten tek rinia duke thirrur në unifikim për të mirën e Malësisë.

Miq të nderuar,

Angazhimi im publik ka qenë dhe do të jetë për të mirën e Malësisë, një gjë të cilën e kam të trashëguar e sidomos angazhimin për të rinjët, sepse i tillë jam edhe unë. Më në fund më vjen mirë që e kuptuan angazhimin tim dhe fjalët që i thashë publikisht kohë më parë, por këtu më vjen në mendje një thënije e Faik Konicës i cili thoshte: shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh.

Tani po që jam i bindur që kjo fjali është e vërtetë.

Malësia mbi të gjitha, rinia forca dhe fryma kryesore.

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!