Gjeloshaj për RTMZ: Shqipëria e madhe nuk është projekt i asnjë subjekti shqiptar

Shqipëria e Madhe është një projekt virtual i individëve, dhe asnjë parti parlamentare, kudo që jetojnë dhe veprojnë, shqiptarët, nuk e promovon dhe nuk e ka në programin e tyre një koncept të tillë, tha kryetari Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj në një intervistë për RTMZ.

Ai konsideron se Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU) dhe politika e Sllobodan Millosheviqit, kur përjetoi fiasko pas disa luftërave, në pamundësia për të formuar Serbin e madhe për të justifikuar “projektin e tyre gjenocid”, u përpoqen të vendosin tezën mbi Shqipërinë e Madhe.

Ai thekson se shqiptarët nuk kanë, as nuk kanë pasur asnjë projekt që sjell luftëra, shkatërrime dhe genocide dhe kanë dhe do të kenë një politikë paqësore dhe të fqinjësisë së mirë – me një fjalë, evropiane dhe perëndimore, tha Gejloshaj.

Në lidhje me deklaratat e kryepeshkopit Amfillohije se po përgatitet formimi i Shqipërisë së Madhe, Gjeloshaj tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata të tilla, dhe kurr nuk e ka kuptuar se si një prijës fetar më tepër merret me politikë se sa me fe.

Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë mësuar të dëgjojnë mesazhe politike nga udhëheqësit fetarë në të cilët besojnë shqiptarët, prandaj për ne është e çuditshme që Amfilohije më shumë fletë për politikë se sa për fe.

Shqipëria ishte mbështetësi më i madh i Malit të Zi për hyrjen në NATO, dhe anëtarët e NATO-s, duke përfshirë Shqipërinë, ndër të tjera ruajnë integritetin territorial të Malit të Zi. Gjithçka është e qartë, por duket që është në interes të dikuj që ende të mbaj popullin e vetë në errësirë dhe në frikë, tha mes tjerash Gjeloshaj .

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!