Nga muaji tetor, faturat për mbeturina i paguhën SHPK “Komunale” Tuz dhe jo ”Çistoqa” të Podgoricës

0

Duke filluar nga 1 tetori, ndërmarrja SHPK “Komunale” Tuz do të marrë përsipër punën e mirëmbajtjes së higjienës publike në territorin e komunës së Tuzit nga ndërmarrja ”Çistoqa” e Podgoricës.

Qytetarëve të komunës së Tuzit nga data 1 nëntor faturat për pagesë do tu vijnë me vulë të SHPK “Komunale”-Tuz.

Drejtori SHPK ”Komunale”, Nikollë Camaj mbi këtë ka informormuar Çistoqën, Deponija, Kryeqytetin Podgorica dhe Komunën e Tuzit.

Ne e kemi informuar ndermarrjen ”Çistoqa” se nga 1 tetori do të marrim përsipër mirëmbajtjen dhe se do t’ë kërkojmë që të na japin hua disa prej pajisjeve të nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës derisa të vijë deri te ndarja e pasurisë me Podgoricën dhe të marrim atë që na takon.

Nga ”Deponija” kërkuam të paraqesë kontratën, sipas së cilës ne do të hedhim mbeturinat në deponinë Livad. Nga ajo ditë, qytetarët e Tuzit nuk do të paguajnë faturat për ”Çistoqa”, por për ne, tha Camaj.

Më 1 tetorë, bëhet një vit nga themelimi i SHPK “Komunale”. Rregullat përcaktojnë që kur themelohet ndërmarrja Komunale, ajo duhet të fillojë me punë jo më vonë se 60 ditë pas themelimit të saj. Ne kemi pritur një vit ndarjen territorjale. Ne nuk donim të merrnim masa për mos t’i bërë negociatat më të vështira, sepse dëshironim që ato të përfundonin në mënyrë korrekte midis Podgoricës dhe Tuzit. Kjo nuk ndodhi.

Kohën e fundit, ka pasur heshtje në lidhje me kryetarin e Podgoricës kur bëhet fjalë për kërkesat tona për të vazhduar negociatat.Fakti që ata injorojnë kërkesat tona dhe bllokojnë gjithçka, nuk i bën askujt ndonjë favor. Nuk ka më arsye për të pritur dhe Komuna duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë. Komision për caktimin e kufijve ka humbur legjitimitetin e tij dhe duhet të shkohet në arbitrazh. Por kjo nuk duhet të pengojë procesin e bërjes së shërbimeve nga qytetarët. Por kjo nuk duhet të jetë pëngesë që qytetarët të kenë shërbimet. Ne nuk duam të ndajmë fatin e vendbanimeve periferike të Podgoricës, sepse ne jemi Komunë. Kjo duhet të kuptohet nga njerëzit që nuk e dinë për cilat arsye nuk duan të kuptojnë,por do tu duhet – deklaroi për ”DAN” Camaj./Malësia.ME/

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e drejtorit të SHPK ”Komunle”, Nikollë Camaj për TV Boin:

error: Të drejtat e rezervuara !!