Dasmat shqiptare dhe zakonet që e përcjellin atë

Cilat janë dallimet dhe si festohen sot dasmat shqiptare? Ka tradita që janë ruajtur por edhe që janë zhdukur. Dasmat mbeten një nga traditat tona më të bukura edhe pse nuk mund të themi që gjitha ritualet që janë bërë në dasma kanë qenë pozitive
This image has an empty alt attribute; its file name is Donika-Lulgjuraj.jpg
Donika Lulgjuraj

Dasmat shqiptare ndryshuan sikur edhe vetë jeta e njerëzve. Për dasmat tona kanë shkruar shumë shkrimtarë, por jo të gjitha traditat kanë qenë njësoj në të gjitha trevat shqiptare. Është bukur të mbesin të shkruara dhe të mund të lexohen sepse patjetër me kohë do të harrohen. Shumë nga ato tradita ndryshuan dhe shpesh herë dëgjoj të vjetrit kur thonë: “n’dashtë që koha bëri të vetën , sepse ka qenë e vështire t’i bash gjitha ato që janë kërkuar”. Por prapë se prapë është bukur t’i dish , t’i lexosh se kjo ka qenë kultura e popullit tonë, një traditë e kaluar .


Zakoni i vjetër i kombit tonë ka qenë që për fatin e vajzës dhe djalit kanë vendosur prindërit, konkretisht i zoti i shtëpisë,(babai, pra e ka martuar të birin apo të bijën me atë që ka menduar që është i mirë, i sjellshëm, punëtor ose prej shtëpisë të mirë me zë. Ajo ka mundur të ndodhë në rrugë , duke ndenjur ose udhëtuar bashkë, pas një njoftimi ose bisede, por këtë kanë mundur t’a bëjnë vetëm të zotritë e shtëpisë. Mosha e dy të rinjve nuk ka qenë me rëndësi: ata mund të ishin foshnje nganjëherë edhe në barkun e nënës . Nëse ata nuk do të martoheshin do të koriteshin familjet, edhe pse të rinjtë nuk kanë pasur të drejtë të mos martoheshin sepse është dashur të zbatohet ajo që babai i tyre ka vendosur . Të rinjtë nuk kishin drejtë të takoheshin, as të flisnin me njëri-tjetrin. Pra, të martohesh me një njeri të huaj, që nuk e ke parë e njohur , e t’a kalofsh gjithë jetën me të, nuk ka qenë e lehtë, por kjo ishte traditë e tradita duhej zbatuar. Cilat janë dallimet dhe si festohen sot dasmat shqiptare? Ka tradita që janë ruajtur, por edhe që janë zhdukur . Dasmat mbeten një nga traditat tona më të bukura edhe pse nuk mund të themi që gjitha ritualet që janë bërë në dasma kanë qenë pozitive p.sh nusen e sjellnin jo në të njëjtën rrugë që kanë ardhur me e marrë me qëllim që t’ja humbin rrugën për te shtëpia e mëparshme, ose para se t’a marrë gjeveri dikush nga familja e saj e thret që të shohë nga ata me qëllim që nesër kur të lind fëmija të ngjasojnë ne daja. Me të mbërriturit tek shtëpia e re nusen e sjellin rreth zjarrit tre herë dhe e ulin në stol tre herë duke i vurë në prehër një djalë që ajo të lind djalë pranë nuses qëndronte gjeveri dhe dhëndri nuk guxonte t’i afrohej. Nusja ishte turp të qeshej apo të fliste por duhej vetëm të mekej. Ajo nuk kishte të drejtë të vizitonte familjen e saj pa kaluar 3 javë dhe sa do të qëndronte atje e vendoste vjehrri. Zakonisht nusja ishte e veshur në veshjen kombëtare xhubletën . disa si veshja e xhubletës edhe sot bëhet mirëpo në një mënyrë ndryshe më shumë bëhet më qëllim që të mos harrohet e kaluara . Në të kaluarën krushq mund të kishte më shumë , kurse dasmoresh ishte vetëm një. Tani koha ka ndryshuar dasmat bëhen jo vetëm duke vendosur vetëm familja por edhe dhëndri dhe nusja , në të shumtën e rasteve bëhen nëpër lokale dhe jo si më parë në shtëpi , për nusen shkojnë jo vetëm një dasmoresh por edhe më shumë, nusen për dorë dhëndri dhe jo vjehrri , ajo vallëzon me dhëndrin por edhe myslimanët e tjerë . Nusja është ajo që hedh lulet e saj dhe vajza që i kap e para do martohet pas. Shumë nga këto tradita të reja i keni marrë nga njerëzit tanë në mërgim dhe këto po bëhen gjithnjë e më tradicionale edhe tek ne këtu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!