Asani: Ç’do talent shqiptar duhet të zgjedhi shqiperinë, gjaku nuk bëhet uje, ai rrjedh vetëm Kuq e Zi

Talenti shqiptarë i Vardarit të Shkupit dhe Kombëtarë Shqiptare U-21, Jasir Asani i cili ishte pjes e Maqedonisë U-19 dhe U-21 , por gjithnjë e kishte deklaruar se pret thirrjen nga Shqipëria, ëndrra e tij u bë realitet para disa kohe dhe mori ftesën zyrtare nga FSHF-ja për ndeshjen Greqi vs Shqipëri U21.

Asani në një intervistë për Albanian Talent deklaron se ç’do talent shqiptar duhet të zgjedhi shqiperinë, gjaku nuk bëhet uje, ai rrjedh vetëm Kuq e Zi.


Pershendetje Jasir!

Fillimisht nga faqja Albanian Talents, ju pergezojme shume per sukseset e arritura dhe deshirojme t’ju bejme disa pyetje ne lidhje me karieren tuaj.

Albanian Talents: Po merrni shume suksese brenda ketij viti, se pari titulli me Vardar, por ajo me e rendesishmja zyrtarisht jeni lojtar i kombetares shqiptare U-21, si ndiheni?

Jasir Asani: Ndihem shume mire, me vjen mire qe po arrij kaq shume suksese per nje kohe kaq te shkurter. Natyrisht se per mua eshte kenaqesi e madhe te jeme pjese e U-21 te Shqiperise. Ne kete menyre do te mbroj ngjyrat kuq e zi dhe do jap maksimumin qe te arrijme sa me larte. Kemi shume synime me shpresat e Shqiperise

Albanian Talents: Cilat jane hapat e para ne karieren tuaj dhe kush ju ka mbeshtetur deri ketu ku ndodheni sot?

Jasir Asani: Kam filluar si cdo femije te luaj futboll me shoket, me pas familja ka qene nje prej shtyllave kryesore e cila me ka mbeshtetur ne cdo sekonde te jetes sime. Padyshim se familja dhe tifozet shqiptar kane qene motivi me i madh per mua, gjithmone kur mendoj ata me shtyjne te jap maksimumin ne fushen e blerte.

Albanian Talents:  Sa e veshtire esjte zjvillimi i nje futbollisti shqiptar ne shetin e maqedonis? Sa ka ndikuar kjo tek ju?

Jasir Asani: Eshte e veshtire normalisht, por me pune dhe durim arrihet gjithcka. Maqedonia nuk ka kushte superiore per te ndertuar nje futbollist te madh, nese dikush ka arritur qe te behet nje futbollist i shkelqyer eshte cdo gje fale angazhimit dhe seriozitetit, dashurise per kete sport. Tek une nuk eshte se ka ndikuar ndonje gje negative, sepse pasioni per futbollin ka dal mbi veshtiresite dhe keshtu e kam pasur me lehte rrugetimin tim ne futboll.

Albanian Talents: Cfare synimesh keni per te ardhmen tuaj ne lidhje me karrieren dhe cila eshte skuadra evropiane qe enderroni te jeni pjese e saj nje dite?

Jasir Asani: Natyrisht se synoj te jem pjese e ndonje klubi te njohur europian, boteror, por gjithsesi duhet ecur me hapa te ngadalte dhe me kembe ne toke. Per momentin po jap me te miren nga vetja te Vardari, do ta shohim se cfare do te servoje koha per mua.

Albanian Talents: A mendonit se nje dite do tju vinte ftese dhe do ta shihnit veten kuq e zi? Si e perjetuat momentin kur mesuat krkesen per grumbullim nga shqiperija?

Jasir Asani: E kisha menduar, ishte nje deshire e imja qe te luaja per Shqiperine, por deri ne momentin qe erdhi ftesa nuk eshte se e ngarkova veten shume nga ana psiqike. E them me gjithe zemer, ate dite kur mora ftesen nga t’u grumbulluar me shpresat e Shqiperise ka qene nje prej diteve me te lumtura te jetes sime. U realizua nje prej endrrave te mia dhe te prinderve te mi te cilet gjithmone me rrijne prane.

Albanian Talents: Kombetarja shqiptare A, eshte kulmi per cdo lojtar,shqiptar, kur mendoni se do ta gjeni veten aty? A ju ka kontaktuar deri me sot dikush nga stafi i De Biassit? Qofte dhe per inkurajim?

Jasir Asani: Mendoj se do dhe pak kohe kjo gje. Une kam shprese se nje dite do jem edhe ne Kombetaren Shqiptare A dhe do jap mundin tim. Nje here jam fokusuar totalisht te jap maksimumin me Shpresat e Shqiperise. Kontaktet nuk mungojne, jam ne kontakt me te gjithe Federaten e Futbollit te Shqiperise, por eshte heret te flitet per keto gjera.

Albanan Talents: Ju keni qene dhe ende jeni nen vemendjen dhe kerkesat e klubeve me te mira te shqiperise, si Partizani, Flamurtari etj, cilin klub do te preferonit per momentin dhe a eshte nje opsion te luani nje dite ne kampionatin shqiptar?

Jasir Asani: Do ishte kenaqesi te luaja ne Kampionatin Shqiptar, Shqiperia ka futboll ne ngritje. Nuk kam ndonje preference, vetem e shoh se po zhvillohet nje gare e forte mes klubeve per te marre sa me shume pike, te arrijne pozita me te larta ne tabele, etj.. Nuk e perjashtoj mundesine qe nje dite te luaj edhe ne Kampionatin Shqiptar.

Albanian Talents: Se fundmi nje mesazh nga ju per gjithe talentet me origjine shqiptare qe lindin dhe rriten jshte shqiperise si Prevesheve, Dardani, Ulqin,Kumanove, Shkup, Cameri, por dhe ne vendrt e tjera te Evropes, ne lidhje me kombetaren shqiptare??

Jasir Asani: Do ju thoja te gjitheve nese kane opsion ta zgjedhin Kombetaren Shqiptare, mos hezitojne aspak, gjaku jone eshte kuq e zi, pavaresisht ku lindim apo rritemi, ne mund te nderrojme religjionin, emrin, e cdo gje, por kurre ne jete nuk mund te harrojme se nga vijme, cila eshte origjina jone.

Albanian Talents: Gjithmon kemi vene re se je djale qe patriotizmin e ke ne gjak, shembull per shume te rinj qe refuzojne kombetaren, faqja jone ju urone suksese sa me shume dhe t’ju shohim sa me shpejte ne kombetaren A.
Flm per intervisten!

Jasir Asani: Flm dhe ju per gjithcka beni per te miren e talenteve shiptare dhe futbollit shqiptar ne pergjithesi. Ju pershendes.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!