Dinosha filloi zyrtarisht punën si ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e parë të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, dhe pranoi kredencialet e tij.

Thaçi me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që Mali i Zi ka ngritur përfaqësimin në nivel ambasadori në Kosovë, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Malësia.ME.

Për ta pritur ambasodorin e ri, Thaçi ka nxjerrë edhe togun ceremonial të FSK-së, derisa ka thënë se marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore.

“Mali i Zi ka marrë vendimin më të drejtë kur ka njohur Kosovën, përkundër presioneve që kishte, si dhe vazhdon të përkrah Kosovën në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe për këtë jemi mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se do të “punojmë të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve” dhe të promovojmë “paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për tërë rajonin”.

Thaçi i shprehu përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!