Mbahet takimi mes “Shqiptarëve të vendosur”, Partisë Boshnjake dhe HGI

Partitë e popujve pakicë, Partia Boshnjake, Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativa qytetare kroate kanë mbajtur sonte një takim në Podgoricë ku diskutuan mbi platfomën e përbashkët e cila do të përmbajë kërkesat politike, në përputhje me programet dhe parimet e tyre politike.

Në këtë takim u arritë marrveshja për formimin e grupit të përbashkët punues, i cili në ditët në vijim do të punojë në platformën e përbashkët të partive të pakicave.Krahas Platformës, secila parti apo koalicion do të punojë në përcaktimin e dokumenteve të veçanta të cilë do të përmbajnë kërkesat specifike politike të secilit prej tyre, si pjesë integrale e këtij procesi.

Vetëm pas përcaktimit të këtyre dokumenteve të përbashkëta dhe të veçanta, përfaqësuesit e këtyre partive do të fillojnë procesin e negocimit mbi formimin e qeveris së re.

Koalicioni  “Shqiptarët të vendosur” në këtë takim u përfaqësua nga mbartësi i listës Genci Nimanbegu, kryetari i Alternaivës Shqiptare,Gjergj Camaj dhe kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!