ASH: LDSH-ja kërkon bartësin e listës dhe çdo të dytin

Alternativa Shqiptare

Kumtesë për opinion

Qytetarë të nderuar,

Alternativa Shqiptare, në vazhdën e aktivitetit politik për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, vazhdon që të jetë afer qytetarit me të gjitha zhvillimet për hirë të korektësisë dhe transparences.

Ashtu siç Ju kemi njoftuar ditë më parë, lidhur me takimin në fjalë, të zhvilluar me partinë e sapoformuar Lidhja Demokratikle Shqiptare e Nikollë Camaj, ku Ju informuam lidhur me bisedime shumë korekte dhe konstruktive. Në atë takim, u bisedua lidhur me bashkëpunimin pa kushte por me të vetmin qellim, unifikimin e faktorit politik.

Mirëpo, kjo që doli nga takimi i dytë që u bë para disa ditëve, ishte një kërkesë e befasishme dhe aspak konstruktive. Kërkesa e LDSH-së ishte kërkesë e pastër lidhur me rënditjen në listë, gjegjësisht, ata kërkuan që numri një, pra udhëheqësi i listës në koalicion ti takojë LDSH-së. Përveç kësajë, ata kërkuan paritet, pra çdo i dyti në listë të jetë nga LDSH-ja.

Ne, si parti politike serioze, mëndojmë se lista duhet formuar në bazë të meritokracisë dhe pregaditjes të kandidatëve e jo se i takon asaj ose kësaj parti, atij apo këtij fisi, etj.

Alternativa Shqiptare, informon opinionin publik se, me gjithë se këto kërkesa nga ana e LDSH-së janë të papranueshme, ne do të vazhdojmë bisedat për bashkëpunim, duke kërkuar që të gjejmë kompromis konstruktiv përfshi Lidhjen Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!