Funksioneri i lartë i LDSH-së Lucë Junçaj i cili ka marrë pjesë në takimet mes ASH-së dhe LDSH-së ka reaguar ndaj deklaratës së ASH-së, në të cilën thuhet se LDSH-ja ka kërkuar që udhëheqësi i listës në koalicion ti takojë LDSH-së dhe çdo i dyti në listë të jetë nga subjekti i tyre.
Reagimin e Junçaj mund ta lexoni më poshtë:
Të nderuar miq,
Për hir të vërtetës më duhet të reagoj për patëvërtetat që shkruhen në këtë lajm.
Së pari,LDSH-ja duke u nisur nga fakti se në zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit,kundërshtarë politik kemi DPS-në,dhe duke u nisur nga fakti tjetër se ASH është në koalicion me DPS-në,ka propozuar që mbartësi i listës të jetë nga rradhët e opozitës,që besoj se është krejtë normale.
LDSH-ja nuk mund të pranojë që në garën politike kundra DPS-së të na udhëheqin listën zëvëndës ministra,drejtora e zëvendës drejtora në qeverinë e DPS-së.
Të tjerat shkarravinat që shkruajnë në këtë lajm se kemi përmend emra apo fise janë thjeshtë rrëna të kulluara.
Duke shpresuar se bisedimet do të vazhdojnë dhe në listë do të na prijnë njerëz që janë kundërshtar politik të pushtetit lokal në Tuz,e jo drejtora e nëndrejtora të saj,shpresojmë se do t’ja dalim që të gjithë sëbashku të fitojmë zgjedhjet e ardhshme lokale!
Sinqerisht,
Lucë Junçaj.