Neser ora kryeministrore: Ja pyetjet për Markoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të përgjigjet nesër në pyetjet e përfaqësuesve të Klubeve të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Kryetari i klubit të deputetëve të PDS-së Miodrag Radunoviq, do ta pyesë kryeministrin se cili është statusi aktual i realizimit të disa projekteve në kuadër të projekteve integrale, “Bjellasica dhe Komovi”.

Në emër të Klubit të deputetëve të partive të pakicave, Genc Nimanbegu do ta pyes kryeministrin se cili është qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi në raport me sistemin e përgjithshëm tatimor në Mal të Zi, nëse ai është qëndrueshëm me shkallën ekzistuese tatimore ose ato duhet rritur në vitet e ardhshme buxhetore.

Nimanbegu do ta pyes Markoviqin nëse ekzistojnë ide në Qeveri dhe në Ministrinë e financave që një pjesë e të ardhurave të cilat realizohen përmes tatimeve- tatimit në vlerën shtesë (TVSH), akcizave në derivate e të ngjashme, tu jepen Komunave, me qëllim që ato të kenë qëndrueshmëri financiare dhe tu mundësohet që të përgjigjen ndaj nevojave të qytetarëve.

Në emër të klubit të deputetëve të Frontit Demokratik (FD) Andrija Mandiq do ta pyes kryeministrin nëse e ka bërë vlerësimin e rrezikut për sigurinë e vendit, për shkak të, siç thuhet në pyetje, “ terrorit të cilin pushteti i Malit të Zi e kryen kundër FD-së, dhe nëse i ka shqyrtuar të gjitha pasojat të cilat mund të pasojnë për shkak të raportit brutal kundër subjektit më të fortë opozitar”. Në emër të Klubit të deputetëve të Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe të Partisë Liberale, Andrija Popoviq do ta pyes kryeministrin Markoviq, se cilat masa do ti ndërmarrë Qeveria e Malit të Zi për uljen e borxhit publik dhe kjo të mos jetë ngarkesë për qytetarët përmes tatimeve të reja dhe për ekonominë, respektivisht iniciativën e lirë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!