Klubi i Dhuruesve të Gjakut në Tuz organizoi aksionin vjetor

Solidarë me njerëzit në nevojë

Klubi ynë i organizon aksionet e tilla tash disa vite me radhë dhe u jam falënderues banorëve të Malësisë të cilët tregojnë solidaritet për të tjerët. Këtë vit aksionit tonë iu bashkëngjitën edhe punonjës të Komunës së Tuzit të cilëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre. Gjithashtu dua të falënderoj edhe gazetën “Koha Javore” e cila në çdo aksion të përvitshëm është e pranishme për të pasqyruar me profesionalizëm të lartë aksionet tona”, u shpreh Nua Gojçaj, kryetar i klubit

Tuz – Klubi i Dhuruesve të Gjakut në Tuz organizoi këtë fundjavë aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut, i cili u mbajt në ambientet e brendshme të QKI “Malësia” në Tuz, të cilit iu bashkëngjitën një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, në mes të cilëve edhe nëpunës të Komunës së Tuzit.

Kryetari i Klubit të Dhuruesve të Gjakut – Tuz Nua Gojçaj, në një prononcim për gazetën “Koha Javore” shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të cilët iu bashkëngjitën këtij aksioni me karakter humanitar.

“Klubi ynë i organizon aksionet e tilla tash disa vite me radhë dhe u jam falënderues banorëve të Malësisë të cilët tregojnë solidaritet për të tjerët. Këtë vit aksionit tonë iu bashkëngjitën edhe punonjës të Komunës së Tuzit të cilëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre. Gjithashtu dua të falënderoj edhe gazetën “Koha Javore” e cila në çdo aksion të përvitshëm është e pranishme për të pasqyruar me profesionalizëm të lart aksionet tona”, u shpreh Nua Gojçaj, kryetar i klubit.

Ai thotë se organizimi i aksioneve për dhurimin vullnetar të gjakut janë shumë të rëndësishme dhe ndihmojnë dukshëm të gjithë ata persona të cilët kanë nevojë për gjak.

“Aksionet e tilla janë humane dhe si të tilla ato duhet të mbështetën kurdoherë. Ne duhet përherë të jemi pjesë e këtyre aksioneve pasi që të dhurosh gjak, për t’ia shpëtuar jetën dikujt nuk ka gjë më të shenjtë. Unë si kryetar i kësaj shoqate kam dhuruar mbi njëzetë herë gjak dhe gjithmonë e ndjej veten të lumtur që bëhem pjesë e aksioneve që shpëtojnë jetën e të tjerëve”, u shpreh Gojçaj.

Ai më tej shtoi se numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut këtë vit ka qenë pak më i lartë në raport me vitin e kaluar.

Drazhen Gjurashkoviq nga Enti për Transfuzionin e Gjakut shprehet se krahas Kryqit të Kuq të Malit të Zi i cili është pjesë e këtij aksioni tradicional, këtë vit morën pjesë edhe zyrtarë të Komunës së Tuzit i cili u shprehu mirënjohje dhe falënderime për pjesëmarrje të tyre.

“Në këtë mënyrë ata kanë treguar se edhe në këtë Komunë ekziston vetëdijesim i zhvilluar kur bëhet fjalë për aksione të tilla humane. Krahas këtij aksioni, ne kemi edhe një aksion tjetër të cilin e zhvillojmë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Përzier në Tuz dhe kështu mund të them se kemi një bazë solide të qytetarëve bamirës në qytezën e Tuzit të cilët janë gjithherë të gatshëm të ndihmojnë ata të cilëve u është e domosdoshme ndihma”, theksoi Gjurashkoviq. /Koha Javore/t.u/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!