Turqia rrëzon avionin ushtarak rus (Video)

Forcat ushtarake turke kane rrezuar nje avion ushtarak rus, i cili po fluturonte në afërsi të kufirit turk

Një zyrtar ushtarak në Turqi tha se avioni u rrëzua nga F16 turq , dhe se pilotit i është dhënë paralajmërim paraprak.Avioni rus u rrëzua në zonën e njohur nga turqit si “Malet Turkmen” në veri të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, shkruan Reuters.

Sipas CNN imazhet e filmuara gjatë rrëzimit tregojnë se janë parë dy pilotë tek zbrisnin me parashutë në mënyrë të sigurt në tokë.

Sipas informatave të fundit pilotët i kapën turkmenët që janë duke luftuar në radhët e xhihadistëve. Fati i pilotëve nuk dihet ende, por sipas informatave jozyrtare, njëri është vrarë menjëherë ndërsa fati i pilotit tjetër është ende i panjohur.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një avion luftarak rus SU-24 është rrëzuar në Siri, pasi është goditur ndërsa ishte duke fluturuar në një lartësi prej 6000m.Por zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 e kanë paralajmëruar para se ta rrëzonin aeroplanin.

Ministria ruse e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar se avioni SU-24 ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe ka thënë se do ta dëshmojë këtë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!