Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, kryetari i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq u zgjodh kryetar i ri i këtij institucioni. Për nënkryetar të Kuvendit u zgjodhën Branimir Gvozdenoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe deputeti i Koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” Genci Nimanbegu, transmeton Malësia.ME.
Për zgjedhjen e tyre me votim të fshehtë votuan 42 deputetë të cilët ishin prezent në sallë. Deputetët e opozitës e bojkotuan seancën.
Deuputeti i PDS-së Obrad Stanishiq tha se Nimanbegu është dëshmuar si luftetarë për interesat e Malit të Zi, sidomos kur bëhet fjalë për priorioritet e politikës së jashtme.
Nimanbegu nuk harroi as mjedisin nga vjen, as popullin të cilin e përfaqëson, përkundrazi, ai i ka potencuar këto çështje.Jam i bindur se me zgjedhjen e tij puna e parlamentit do të përmirohet, tha Stanishiq.
Në videon më poshtë mund të shikoni betimin e Nimanbegut në gjuhen shqipe: