”Shqiptarët të Vëndosur”: Kërkojnë afate të caktuara për Komunën e plot të Tuzit dhe të mirat detare

Edhe pse nuk i kanë përfunduar zyrtarisht negociatat me mandatarin për formimin e Qeverisë ë re Dushko Markoviq, përfaqësuesve të koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” u është thënë se mund të llogarisin në ministrin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, që pritet të drejtojë lideri i UDSH-së Mehmet Zenka dhe funksionin e nënkryetarit të Kuvendit të Mali të Zi në të cilin do emërohet Genci Nimanbegu.

Nga koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” thanë për ”Vijesti”  se gjatë negociatave kishte ngecje për shkak të platformës, sepse nga koalicioni shqiptar kanë inistuar në afate për zgjedhjen e çështjes së komunë së plot të Tuzit dhe të mirave detare.

”Është shumë e rëndësishme të dakordohemi për mënyrën dhe afatet për përmbushjen e kërkesave tona nga platforma, tha bashkëbiseduesi i ”Vijesti”./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!