”Shqiptarët të Vëndosur”: Një ministri dhe nënkryetarin e Kuvendit, priten edhe disa vende ndihmëse

Koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” në Qeverin e re të Malit të Zi me shum gjasa do të marrin Ministrin e të drejtve të njeriut dhe të pakicave që pritet të drejtojë lideri i UDSH-së Mehmet Zenka dhe funksionin e nënkryetarit të Kuvendit në të cilin do emërohet Genci Nimanbegu.

Mehmet Zenka për Antena M tha se ”Shqiptarët të Vëndour” do të kenë një vend ministror dhe me shum gjasa do jetë Ministria e të drejtve të njeriut dhe të pakicave.

Zenka shtoi se ata me përqindje do të marrin pjesë në të gjitha aspektet e qeverisjes dhe duhet të fitojnë edhe disa vende ndihmëse.

Ndërsa për gazetën ”Vijesti” një përfaqësues i koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” tha se gjatë negociatave kishte ngecje për shkak të platformës, sepse nga koalicioni shqiptar kanë inistuar në afate për zgjedhjen e çështjes së komunë së plot të Tuzit dhe të mirave detare.

”Është shumë e rëndësishme të dakordohemi për mënyrën dhe afatet për përmbushjen e kërkesave tona nga platforma, tha bashkëbiseduesi i ”Vijesti”./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!