Heshtja zgjedhore nga mesnata

Heshtja zgjedhore, në prag të zgjedhjeve lokale në Cetinë, Mojkovac, Petnjicë dhe Tuz , të cilat do të mbahen të dielën, fillon sonte në mesnatë dhe në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë rreth 40 mijë banorë.

Në zgjedhjet në Cetinë do të marrin pjesë 10 lista zgjedhore, në Petnicë 8, në Mojkovc 7, kurse në Tuz 9 lista zgjedhore.

Sipas të dhënave të Ministrisë për punë të brendshme të drejtë vote në Cetinë kanë 14 mijë e 168 qytetarë, në Mojkovc 7 mijë e 104 , në Petnjicë 6 mijë e 202, kurse në Tuz do të mund të votojnë 11 mijë e 612 qytetarë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!