Skënderbeu fitoj ndaj Dinamo Kievit

Skënderbeu ka shënuar fitore mbrëm ndaj Dinamo Kievit, por fitorja e Partizanit të Beogradit ndaj Young Boysit ia shuan shpresat për kualifikim tutje në Ligën e Evropës.

Korçarët fituan këtë përballje me rezultat prej 3 me 2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 16 përmes Tsygankovit. Megjithatë korçarët u kundërpërgjigjën për mrekulli, duke barazuar shifrat pas vetëm dy minutave me një eurogol nga Sabien Lilaj.

Në pjesën e dytë Skënderbeu shënoi edhe dy herë përmes, Jamesit, dhe Soëes, të cilët shënuan në minutat 52 dhe 56.

Dinamo Kievi ngushtoi rezultatin në minutën e 90 përmes Rusynit, por nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në Shqipëri.

Me këtë fitore Skënderbeu mban vendin e tretë me pesë pikë, përderisa Dinamo Kievi në krye të Grupit B ka 10 pikë.

Vendin e dytë e mbanë Partizani i Beogradit me tetë pikë, që sot mposhti Young Boysin, 2-1.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!