Mali i Zi në dy vitet e ardhshme do të fitojë rrjetin 5G

Sfidat më të rëndësishme të cilat e presin Agjencinë për komunikim elektronik dhe veprimtari postare për periudhën e ardhshme katërvjeçare janë funksionimi pa pengesa dhe vazhdimi i zhvillimit të rrjeteve elektronike komunikuese në kohën e pandemisë COVID-19, heqja e plotë e tarifave për Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, që planifikohet në korrikun e vitit të ardhshëm, pastaj ndarja e radhës e spektrit të frekuencave të radios dhe fillimi i përdorimit komercial i rrjetit 5G, deri në fund të vitit 2022, kumtoi drejtori i përgjithshëm i kësaj Agjencie, Drako Gerguroviq.

Ai vlerësoi se në Mal të Zi është krijuar një ambient afarist stabil dhe i parashikueshëm gjë që, siç tha ai, ka sjellur deri te një shkallë të lartë të zhvillimit teknologjik dhe pranisë së operatorëve kryesorë telekomunikues dhe postier në vendin tone.

Duke folur për rrjetin e gjeneratës së pestë (5G), ai paralajmëroi de deri në fund të këtij viti do të kompletohet suaza e nevojshme rregullatore dhe do të sjellën planet gjegjëse të ndarjes së frekuencave të radios, kurse aktualisht jemi në fazën e hartimit të studimeve të strategjisë për futjen e rrjetit 5G që duhet të përfundojë në çerekun e parë të vitit të ardhshëm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!