URA: Abazoviq kërcënohet me jetë

Dritan Abazoviq është kërcënuar me jetën dhe familjen e tij nga një klan mafioz nga regjioni. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i URA, Zoran Mikiq, në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur ditën e sotme.

Mikiq gjithashtu tha se nëse diçka i ndodh Abazoviq atëherë përgjegjës do të jetë policia e Shtetit dhe kreu i saj, Veselin Veljoviq.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljoviq. Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodhë”, tha ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!