Abazoviq mohon aspiratat për kryeministër – Demokratët: E ka kërkuar edhe nga Andrija Mandiq

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, vlerësoi se platforma e Frontit Demokratik (FD) për tejkalimin e krizës politike , të cilën ky grupim politike e prezantoi ditën e hënë, është dokument që nuk përmban asgjë të re.

Ai theksoi se nuk ka aspirata që të jetë kryeministër , por e cilësoi paradoksale situatën ku një subjekt politik, në këtë rast FD, që shprehet se nuk e përkrah buxhetin, por nëse do të ishte pjesë e Qeverisë do ta përkrahnin. Kjo logjikë sipas tij  është arsyeja që nuk po e lejon vendin të shkojë përpara. Abazoviq po ashtu u bëri thirrje Demokratëve që të vendosin nëse janë më afër politikës së LQ URA apo Frontit Demokratik.

Lidhur me deklaratat e Abazoviq menjëherë erdhi reagimi nga Demokratët. Deputeti Vladimir Martinoviq, i sugjeroi Abazoviq që do të ishte më e drejtë të pranonte se ka kërkuar nga Andrija Mandiq postin e kryeministrit. Ai shtoi se Abazoviq është ai që më së shumti takohet me liderët e Frontit, çka nuk sjell është asgjë e keqe, por të pranohet se së bashku i kanë shkruar ligjet prokuroriale dhe marrëveshjet për Këshillin prokurorial, dhe jo me Demokratët, prandaj të mos i mbaj leksione askujt. “Rruga jonë është respektimi i vullnetit të qytetarëve i treguar në zgjedhje, integrimet evropiane dhe evroatlantike, dhe në BE nuk ka manipulim me  vullnetin e qytetarëve.”,tha ndër të tjera Martinoviq./TvTeuta/

Shperndaje