Gjeloshaj dhe Vukoviq arritën marrëveshje parimore: Komuna e Tuzit merr nga kryeqyteti Ujësjellësin dhe Tregun

Para këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Tuzit do të gjenden vendimet për themelimin e dy ndërrmarrjeve, Ujësjellësin dhe Tregun. Siç tha Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit dhe Kryeqyteti kanë arritur marrëveshje parimore për të zgjidhur gjithçka që të dyja pushtetet lokale nuk e konsiderojnë të diskutueshme.

Pjesë e zgjidhjes është edhe tregu i Tuzit dhe ujësjellësi në komunën e Tuzit, që do të thotë se ato do të merren nga komuna jonë, gjegjësisht nga ndërrmarrjet tona që do ti formojmë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të komunës së Tuzit.

Po ashtu, pjesë e buxhetit tonë është edhe QKI Malesia, e cila nga 1 janari do të menaxhohet nga Komuna e Tuzit. Këto janë çështjet më të rëndësishme për qytetarët të zgjidhen. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje shtesë deri në zgjidhjen përfundimtare në mënyrë që ajo që gjithmonë e kam konsideruar si një mesazh shumë të rëndësishëm, që ne si fqinj mund ta zgjidhim gjithçka përmes dialogut – tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje