Gjeloshaj: Pakicat janë të gatshme të mbështesin Abazoviqin për kryeministër

Pakicat janë të gatshme të mbështesin Dritan Abazoviqin për kryeministër. Të na mbështesë PDS-ja në këtë dhe ne të formojmë Qeverinë, pa PDS-në. Na jepni një vit dhe pastaj shkojmë në zgjedhje, tha kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjejloshaj.

Siç tha ai, kjo do të krijonte stabilitet afatgjatë.

Pakicat të shkojnë me LQ URA dhe të kemi edhe dy parti qytetare, por PDS të mos jetë pjesë e asaj Qeverie, le ta mbështesë, por jo si DF e mbështet këtë, se nuk na duhet një mbështetje e tillë. Na mbështesni për të arritur zgjidhjet ligjore dhe gjithçka që kërkon BE-ja nga ne. Të mbyllim kapitujt 23 dhe 24 që të mos kemi më një raport si ky nga KE”, tha Gjeloshaj.

“I bëjmë thirrje LQ URA – partitë e pakicës janë të gatshme të mbështesin liderin e saj për të qenë kryeministri i ri. Këto mendime i kam ndarë edhe në takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë”, përfundoi Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje